Ende i pa miratuar, por një tjetër shtet i BE nis vaksinimin me Sputnik V

Bota

Ende i pa miratuar, por një tjetër shtet i BE nis vaksinimin me

Tashmë edhe Sllovakia ka nisur vaksinimin me Sputnik V, duke u bërë kështu vendi i dytë i BE, ndonëse nuk është miratuar ende nga rregullatori i bllokut. Një burrë nga qyteti i Zilinias ishte personi i parë që mori vaksinën.“Unë me të vërtetë po prisja Sputnikun V. Rusia ka një traditë të gjatë të zhvillimit të vaksinave”, theksoi ai.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ende nuk ka miratuar vaksinën vektoriale, por Sllovakia ka filluar të shpërndajë vaksinën, pavarësisht nga një debat i gjerë i brendshëm.

Hungaria gjithashtu ka filluar përdorimin e Sputnik V. Sllovakia mori 200 000 doza të Sputnik V në muajin mars pasi ish-kryeministri, Igor Matoviç e urdhëroi atë fshehurazi, duke shkaktuar një polemikë që kontribuoi në rrëzimin e tij nga pushteti. //ATSH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion