Kërkesa e PD për të përjashtuar 7 gjyqtarët, Kolegji Zgjedhor mblidhet sot

Politikë

Kërkesa e PD për të përjashtuar 7 gjyqtarët, Kolegji

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kolegji Zgjedhor, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve nga 8 që janë. Lajmi është dhënë nga përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu i cili ka bërë me dije se mbledhja është parashikuar të nisë në orën 08:30, duke e quajtur si “urgjencë të paparë”.

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t'i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore”, shkruan Logu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion