Rekordi i zi në këtë shtet, regjistrohen rreth 350 mijë raste të reja me Covid brenda 24-orëve

Bota

Rekordi i zi në këtë shtet, regjistrohen rreth 350 mijë

Vala e dytë e koronavirusit në Indi ka sjellë kolaps në sistemin shëndetësor.

Ndërsa kurba e infeksioneve është në rritje, në 24 orët e fundit janë raportuar 349, 691 raste me Covid duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16,96 milion të prekur, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orë 2, 767 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 192, 311.

Sakaq Delhi është vendi që po raporton një numër të lartë pacientësh që humbin jetën, ku një persona vdes çdo katër minuta.

ME TE LEXUARAT