E shkatërruar nga lufta, Koreja e Jugut i premton 1.5 milionë dollarë Palestinës

Palestina ka marrë një lajm të mirë nga Koreja e Jugut, lidhur me rindërtimin e vendit pas 11 ditësh luftë me ushtrinë izraelite. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në saj të kësaj ngjarje që mori mbi 200 jetë njerëzish, Koreja e Jugut premtoi ti dhurojë Palestinës 1.5 milionë dollarë.
Fondi, shkruajnë mediat, do jetë mbështetje në krizën aktuale humanitare pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore nga forcat izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se qeveria ka në plan të ofronte 1 milion dollarë për të mbështetur aktivitetet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesme dhe 500.000 dollarë për një fond që operohet nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
“Qeveria pret që mbështetja jonë do të ndihmojë palestinezët të kapërcejnë krizën humanitare. Ngushtë do të bashkëpunojmë me bashkësinë ndërkombëtar për të kontribuar në përmirësimin e situatës humanitare”, thuhet nga ministria.//AA


