As hebrenjtë nuk mbështesin politikat izraelite, protesta në SHBA në mbështetje të Palestinës

Në Nju Jork të SHBA, hebrenjtë ortodoksë kanë protestuar kundër izraelitëve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qindra hebrenj ortodoksë me sloganin “Shteti "izraelit" nuk përfaqëson hebrenjtë” marshuan në rrugët e Nju Jorkut për të mbeshtetur palestinezët.
Gjithashtu, protestuasit kishin si slogan “Antisionizmi nuk është antisemitizëm”. Rabini Hershel Klar një prej liderëve të komunitetit ortodoks hebre, në një deklaratë tha se tensioni i përjetuar kohët e fundit mes Izraelit dhe Palestinës ka reflektuar edhe mbi komunitetin e tyre. “Mendohet se të gjithë hebrenjtë mbështesin shtetin e Izraelit por në të vërtetë nuk është kjo situata. Shoqëria jonë është kundër Izraelit dhe i dënon luftërat e tij”, tha Klar.


