E rëndë në Milano, 48-vjeçarja hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar flakëve

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Milano, ku një grua 48-vjeçare braziliane ka humbur jetën pasi u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në përpjekje për t’i shpëtuar një zjarri që kishte përfshirë apartamentin e saj.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri shpërtheu në apartamentin e viktimës dhe më pas u përhap me shpejtësi.
Të gjithë banorët u evakuuan si masë paraprake dhe u rikthyen në banesat e tyre disa orë më vonë, përveç atyre të katit të katërt i cili është shpallur i papërshtatshëm për banim për shkak të dëmeve.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë gjatë natës dhe arritën të vendosin nën kontroll flakët. Gjatë operacionit, gruaja u gjet me shenja jete dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë disa orë më vonë si pasojë e plagëve të rënda.
Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë shtruar në spital.
Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit dhe kanë marrë në pyetje partnerin e viktimës si dhe fqinjët e saj. Pasi, burri i saj është gjetur në një bar në gjendje të rënduar.
Ndërsa disa fqinjë kanë treguar se mes çiftit kishte pasur një grindje pak para shpërthimit të zjarrit.


