Përmbytën me drogë Europën e Finlandën, GJKKO merr vendimin për 9 shqiptarët, “kokat” e organizatave kriminale

Aktualitet

Përmbytën me drogë Europën e Finlandën, GJKKO merr

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 9 personat e arrestuar nga megaoperacioni ndërkobmëtar i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre finlandeze për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 masa sigurie, 9 prej tyre të ekzekuturara, ndërsa 2 persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar: Besnik Sparta, Erind Teneqexhiu (Agalliu) Altin Musta, Kela Qevani, Elton Tavani, Elton Myftari, Ledion Hoxha dhe Dorjan Luzaj e Geraldo Seferaj.

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato finlandeze pas një hetimi të nisur që prej vitit 2022, goditën 4 grupe të organizuara kriminale të drejtuar nga grupe shqiptare, të cilët vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Këto grupe kriminale të drejtuar nga shqiptarë, qarkullonin drogën nga Hollanda e Spanja për në Finlandë për tu treguar. Karakteristë e këtyre bandave kriminale shtë përqëndrimi në trafikun e drograve sintetike (amfetaminë, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope), përpos kokainës dhe kannabisit.

Nga autoritetet finlandeze dhe ato shqiptare, janë lëshuar në total 55 masa sigurie si dhe është sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike ku 170 kg ishin amfetaninë, 10 kg kokainë, dhe pjesa tjetër tableta lëndësh narkotike.

Si funksionin këto organizata kriminale:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

 

ME TE LEXUARAT