E rëndë në Greqi, 49-vjeçarja humb jetën pasi flokët iu ngatërruan në makinerinë që përgatiste brumin për bukë

Bota

E rëndë në Greqi, 49-vjeçarja humb jetën pasi

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja fatkeqe u aksidentua për vdekje pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën që përgatiste brumin që përdorej në furrë.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.


Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion