Policia sqaron sherrin e fortë në Vlorë, tre të rinj përfundojnë në komisariat

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me konfliktin e regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në lagjen “Lef Sallata”, ku fillimisht u raportua për një përplasje mes disa personave, e cila dyshohej se kishte degraduar deri në kërcënime me thikë për një vend parkimi.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, ku dy 28-vjeçarë, të identifikuar me inicialet E. Ll. dhe D. Ll., dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, me inicialet M. B. Të tre personat janë banues në Vlorë, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle fizike ndaj personave të përfshirë, si dhe në automjetet e tyre. Gjatë kontrolleve nuk janë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale, të tre të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të konfliktit.
Njofitmi i plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. B., 25 vjeç, të tre banues në Vlorë, për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetet e tyre nuk janë gjetur mjete prerëse apo sende të kundërligjshme.
Të tre shtetasit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


