“Kam probleme shëndetësore”, mashtronte njerëzit duke u marrë shuma parash, arrestohet 28-vjeçari në Korçë

Aktualitet

“Kam probleme shëndetësore”, mashtronte njerëzit duke

Në bazë të kallëzimeve të bëra, komisariati i policisë Korçë në bashkëpunim me prokurorinë Korçë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit për një 28-vjeçar të dyshuar për “mashtrim”.


Sipas informacioneve, mësohet se shtetasi me iniciale J.M. ka mashtruar njerëz duke u marrë shuma të ndryshme lekësh.

Këta persona kanë denoncuar pranë komisariatit të policisë së Korçës duke treguar se 28-vjeçari u ka marrë shuma lekësh pas njohjes që kishte me ta, me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.

Gjatë hetimeve u vërtetuan të gjitha kallëzimet e tyre dhe u bë i mundur ndalimi i 28-vjeçarit.


Mësohet se shuma e përfituar është e madhe ndërsa dyshohet se ka mashtruar një numër të madh shtetasish, ku një pjesë e tyre kanë bërë kallëzim penal, ndërkohë që po punohet dhe për evidentimin e rasteve të tjera për ti vënë në dispozicion të hetimit në ngarkim të këtij shtetasi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion