E rëndë, burri zuri të dashur, gruaja mbyt në vaskë fëmijët e saj për t'u hakmarrë

Bota

E rëndë, burri zuri të dashur, gruaja mbyt në vaskë
Një grua gjermane vrau 5 nga 6 fëmijët e saj për shkak se burri i saj kishte zënë të dashur të re.

28-vjeçarja Christiane K mbyti në vaskë fëmijët e moshës 1 deri në 8 vjeç, pasi i helmoi fillimisht mëngjesin që u kishte përgatitur. Ngjarja ndodhi në Solingen, shtatorin e kaluar. Sot, gruaja doli përpara gjykatës, por nuk foli dhe nuk pritet që të dëshmojë.

E rëndë, burri zuri të dashur, gruaja mbyt në vaskë

Nëna ka pretenduar se fëmijët ia vrau një person i maskuar, që i hyri në shtëpi. Por, hetuesit nuk gjetën asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim të saj.

Madje, gruaja tentoi edhe vetëvrasjen duke u hedhur në shinat e trenit në Stacionin Qendror të Dyzeldorfit, por u shpëtuar nga disa persona.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion