Aksidenti me vd*kjen e dy fëmijëve në Durrës / Amnistia shuan akuzat për Nikollë Radaçin, reagon babai i të plag*surit

Aktualitet

Aksidenti me vd*kjen e dy fëmijëve në Durrës / Amnistia

6 muaj pas aksidentit tragjik në ish-Kënetë të Durrësit, ku vdiqen dy fëmijë dhe i treti u plagos, ka nisur gjyqi ndaj autorit, Nikoll Radaçi.

Seanca në Gjykatën e Durrësit, e drejtuar nga gjyqtari, Elvis Sulejmani u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati pak minuta, pasi avokatoi kërkoi gjykim të shkurtuar. Vendimi pritet të merret në seancen e ardhshme.

Ndaj Nikollë Radaçit, gjatë hetimeve rëndonin 3 akuza, por amnistia e miratuar pranverën e kaluar e ka lehtësuar poziten e tij. Përdorimi i alkoolit në drejtimin e mjetit dhe largimi nga vendi i ngjarjes janë shuar, ndaj prokurorja Anila Bebeçi e ka sjellë për gjykim Radaçin vetëm me akuzën: Shkelje rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

“Nga testi që atij ju bë pas aksidenti, rezultoi se ai kishte konsumuar një sasi të pakët alkooli”, tha mes të tjerash Aleksandër Ndrejaj avokat i autorit Nikollë Radaçi.

Babai i fëmijës që mbeti i plagosur tha se lehtësimi i akuzës ndaj autorit është padrejtësi.

Me 3 Maj, 57-vjecari Radaci, duke drejtuar makinën Mercedes Bez në gjendje të dehur, doli nga rruga dhe u mori jeten ne trotuar, 12-vjecarit Enea Muçaj dhe Klesi Nikollit, 9-vjec. Shoku i tyre mbeti i plagosur. Me akuzën e mbetur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ai rrezikon nga 5 deri 20 vjet burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion