Dhjetë këshilla për të rritur dëshirën seksuale

Soft

Dhjetë këshilla për të rritur dëshirën seksuale

Stresi, vështirësitë në marrëdhënie, problemet shëndetësore, mosha mund të ndikojnë të gjitha në mungesën e dëshirës seksuale. Sigurisht, dëshira e ulët seksuale nuk është gjithmonë një problem, por mund të ndikojë në marrëdhëniet tona dhe vetëvlerësimin.

Disa metoda natyrale mund të rrisin epshin, duke ju rikthyer dëshirën e humbur.

Largoni stresin

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është e lehtë për t’u thënë dhe e vështirë për t’u bërë. Por nëse e bëni, menjëherë do të shihni shumë ndryshime në jetën tuaj të përditshme dhe marrëdhëniet seksuale. Stresi ul epshin dhe njerëzit e lodhur dhe të stresuar nuk kanë dëshirë seksuale dhe për këtë arsye nuk kryejnë marrëdhënie seksuale ose edhe nëse e bëjnë nuk e shijojnë atë.


Gjumi i mirë, stërvitja e rregullt, ushqimi i mirë, përmirësimi i marrëdhënieve ndër-personale, seancat me një terapist mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit.

Përmirësoni cilësinë e marrëdhënies

Shumë njerëz në një moment të marrëdhënies, kanë më pak dëshirë erotike. Kjo zakonisht ndodh në marrëdhëniet afatgjata ose nëse dikush e kupton që gjërat nuk shkojnë mirë nga aspekti personal.

Përpjekja për të përmirësuar marrëdhënien mund të rrisë dëshirën seksuale. Duke planifikuar takime për vetëm ju të dy, duke organizuar aktivitete të përbashkëta jashtë shtëpisë dhe jashtë dhomës së gjumit. Komunikimi është gjithashtu çelësi kryesor.


Josheni partnerin më lojëra të ndryshme

Përvojat më të mira seksuale mund të rrisin dëshirën e një personi për seks, duke rritur kështu epshin. Në shumë raste njerëzit mund të përmirësojnë përvojat e tyre seksuale duke dhënë më shumë prekje, puthje, duke përdorur lodra seksi dhe duke bërë seks oral.

Për gratë, parapërgatitjet mund të jenë veçanërisht të rëndësishme. Sipas një sondazhi të vitit 2017, 18% e orgazmave femërore shkaktohen nga marrëdhëniet seksuale. 33.6% e grave thanë se stimulimi i klitorit është i nevojshëm për arritjen e orgazmës.

Flini gjumë mirë dhe mjaftueshëm

Gjumi i mirë mund të përmirësojë dëshirën për seks. Një studim i vitit 2015 tek gratë tregoi se gjumi rriste dëshirën seksuale.

Hani shëndetshëm

Ushqimi i mirë mund të rrisë dëshirën seksuale, duke ndihmuar në qarkullimin e mirë të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Sindroma metabolike dhe sëmundjet kardiovaskulare mund të ndikojnë në anën seksuale. Sindroma e vezoreve policistike mund të ndikojë gjithashtu në nivelet e hormoneve, të cilat nga ana tjetër mund të zhduk dëshirën për seks., raporton abcnews.al

Një dietë e pasur me perime, konsumi i ulët i sheqerit dhe kripës dhe proteina me vlera të larta ushqyese mund të parandalojnë çrregullimet që ndikojnë në dëshirën seksuale.

Thuaji po ilaçeve bimore

Edhe pse nuk ka shumë të dhëna kërkimore mbi efektin e ilaçeve bimore në ndikimin që kanë të marrëdhëniet seksuale, shumë kanë treguar se ato kanë një efekt pozitiv. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre, gjithmonë në konsultim me mjekun. Disa ilaçe bimore nuk duhet të përdoren në rast se merrni ilaçe të tjera.

Stërvituni

Stërvitja e rregullt mund të ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale në shumë mënyra. Stërvitja përmirëson shumë gjendjen shpirtërore, duke krijuar kushtet për intimitet dhe lojëra të ndryshme.

Ruani një peshë të shëndetshme trupore
Disa shkencëtarë kanë deklaruar se nivelet e ulëta të epshit lidhen me kilogramët e tepërt. Përveç kësaj, mbipesha ul vetëvlerësimin. Ushqimi i duhur i kombinuar me ushtrime ndihmon në uljen e peshës trupore, duke na dhënë energji dhe humor më të mirë.

Mos pini duhan

Pirja e duhanit ka një ndikim negativ në sistemin kardiovaskular. Mos të harrojmë se shëndeti i mirë i zemrës është i rëndësishëm për një marrëdhënie të mirë seksuale. Njerëzit të cilët kanë lënë duhanin kanë zbuluar rritje të energjisë dhe dëshirës seksuale.

Konsultohuni me një seksolog

Dëshira seksuale është komplekse dhe varet nga shumë parametra. Trajtimi me ndihmën e një seksologu është një strategji efektive për të rritur epshin. Këshillimi individual mund t’ju ndihmojë të largoni qëndrimet negative në lidhje me seksin, vetëvlerësimin dhe shkaqet dytësore që ndikojnë në përformancen e ulët seksuale siç janë depresioni dhe ankthi.

Këshillat mund të ndihmojnë disa njerëz të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në dëshirën e tyre seksuale.

ME TE LEXUARAT