Drejtoresha e shkollës dhunon me shkop druri 6-vjeçaren, nuk do ta besoni arsyen (Video)

Bota

Drejtoresha e shkollës dhunon me shkop druri 6-vjeçaren, nuk do ta

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Florida, SHBA, ku një drejtoreshë shkolle ka dhunuar me shkop druri nxënësen 6-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte dëmtuar disa kompjutera në shkollë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vajza kishte shkaktuar një dëm prej 50 dollarësh. Ndërkohë që nëna e vajzës është lajmëruar për të paguar shumën, për të cilën ajo ishte dakord.

Virale ndërkohë janë bërë pamjet kur 6-vjeçarja dhunohet nga drejtoresha e saj. “Urrejtjen që ajo kishte vogëlushen time nuk di ta shpjegoj. Nuk kisha parë kurrë më parë një dhunë të tillë. Nuk di ta shpjegoj! Askush nuk do të më besonte. Kam sakrifikuar bijën time me qëllim që prindërit e tjerë ta kuptojnë se çfarë po ndodh në shkollë”, ka thënë nëna e vajzës.

Mjeku ka vërtetuar që ndaj vajzës është ushtruar dhunë, ndërsa familjarët kanë ngritur një padi ndaj drejtoreshës së shkollës.

ME TE LEXUARAT