Bashkimi Europian i vjen në ndihmë Kosovës, dërgon 5 mijë vaksina për të luftuar Covid-19

Kosovë&Rajon

Bashkimi Europian i vjen në ndihmë Kosovës, dërgon 5

Bashkimi Europian do dërgojë më 5 maj të Kosovë 5 mijë vaksina për të luftuar Covid-19. Lajmi u bë me dije nga Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai ka njoftuar se do të qëndrojë në Kosovë më 5 maj, të mërkurën, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur rajonit do t’i dhurohen vaksinat kundër coronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, aktualisht në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7.983. Instituti Kombëtar i Shëndetit raportoi se janë në total 105.636 raste pozitive, nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion