Do mbushej me fëmijë, detaje nga aksidenti i autobusit turistik që ra në lumë në Itali, shoferi vdes

Bota
Do mbushej me fëmijë, detaje nga aksidenti i autobusit turistik
foto: tgcom

Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë në Torino, Itali, ku një autobus ka rënë në lumin Po, me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit dhe plagosjen e tre pasagjerëve.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ndodhi kur autobusi papritur filloi të ‘rrëshqiste’ drejt hendekut, duke rezultuar në thyerjen e kangjellave dhe duke rënë në ujë.

Autobusi turistik ra në lumin Po, pranë Piazza Vittorio Veneto, duke u fundosur pjesërisht. Drejtuesi i mjetit,  Nicola Di Carlo , u shpëtua në gjendje të pavetëdijshme falë varkave të klubit "Gli Amici del fiume", por perpjekjet për ta ringjallur ishin të kota: pas perpjekjeve per ta shpetuar, burri vdiq. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.

Shoferi i autobusit do të merrte një grup nxënësish të shkollave fillore në një udhëtim për në Torino. Kështu deklaroi komandanti i policisë lokale të Torinos, Roberto Mangiardi, i cili po koordinon hetimet.

Autobusi duhej t'i merrte në Piazza Castello. Grupit të shkollës tashmë i është siguruar një mjet alternativ transporti për t'u kthyer në shtëpi. Ishte një klasë fëmijësh nga Milano që kishin organizuar udhëtimin për të vizituar Muzeun Egjiptian në Torino.

Para se të binte në ujë, mjeti ka goditur tre këmbësorë dhe më pas ka depërtuar parapetin e gurtë të Corso Cairoli dhe ka përfunduar në lumë.

Personat e goditur nga autobusi janë dërguar në spitalin Molinette pa shqetësime per jeten. Në autobus nuk kishte pasagjerë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe disa ekipe zjarrfikësesh dhe zhytësish, përveç policisë lokale.

ME TE LEXUARAT