Sa efektive është vaksina kineze? Revista e njohur publikon studimin

Teknologji

Sa efektive është vaksina kineze? Revista e njohur publikon studimin

Pas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vijnë edhe studimet e para perëndimore të vaksinës kineze Sinopharm.

Një studim i kryer në Lindjen e Mesme nga vetë kompania kineze, por i botuar në revistën prestigjioze Journal of the American Medical Association në SHBA, tregon për një efektivitet 73% dhe 78% për dy produktet e saj.

Studimi ka përfshirë më shumëse 40 mijë persona në Bahrejn, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt dhe Jordani, edhe pse të dhënat e studimit marrin parasysh vetëm rastet në Emiratet dhe në Bahrejn.

Por, ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dyshim disa të dhëna, duke shprehur shqetësim për faktin se 85% të pjesëmarrësve ishin meshkuj, dhe se studimet mbi rastet e rënda nuk ishin të detajuara.

Kritikët e studimit vejnë në dukje edhe faktin që në ishujt Sejshell, që u vaksinua pikërisht me vaksinën Sinopharm, rastet u shtuan.

Vaksinat kineze Sinopharm janë të shpërndara pothuajse në shumë vende të botës, krahas me vaksinën tjetër kineze, Sinovac, që përdoret gjerësisht edhe në Shqipëri, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT