Danimarka pezulloi përfundimisht AstraZeneca, DW: Kishte efekte anësore të rralla por serioze

Një ditë pasi Danimarka pezulloi përfundimisht vaksinën AstraZeneca, duke u bërë vendi i parë Europian që merr këtë vendim, vjen një analizë nga DË. Në shkrimin e botuar nga gjigandja gjermane, thuhet se Danimarka ka marrë këtë vendim pasi vaksina në fjalë ka efekte anësore të rralla por serioze.
Ndërkohë që shumë vende europiane e përdorin AstraZenecan vetëm për njerëzit e moshuar.
Një ditë më parë, qeveria kur dha lajmin e pezullimit, bëri me dije se fushata e vaksinimit do të bllokohet në vend për disa javë. Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë, EMA pranoi se AstraZeneca mund të ketë faj në mpiksjen e gjakut.


