Vranë bashkëfshatarin në Dibër, bie në pranga edhe vëllai tjetër
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 12:21
Aktualitet

Ka rënë në pranga 1 ditë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Altin Mera. Ky i fundit akuzohet se bashkë me vëllain e tij, Muhamet, vranë me kallashnikov në fshatin Luzni të Dibrës, 50-vjeçarin Xhetan Konesha.
Muhamet dhe Altin Mera hapën zjarr ndaj Koneshës me automatik, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruan armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, ndërsa vëllai tjetër Altini u fsheh në pyll.

