Covid-19 në Indi, qeveria firmos kontratë me vaksinën ruse Sputnik V

Situata e Covid-19 në Indi siç është raportuar edhe ditë më parë, nuk është aspak mirë, duke detyruar qeverinë e vendit që të miratojë në mënyrë urgjente përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.
Autoritet shëndetësore në vend kanë treguar se që nga nisja e fushatës së vaksinimit, janë administruar mbi 100 milionë doza të dy vaksinave të prodhuara në këtë vend: Covaxin dhe Covishield.
Ndërkohë, bëhet me dije se në 24 orët e fundit, ky vend regjistroi mbi 168,000 raste të reja dhe 904 viktima. Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, autoritetet në Indi kanë konfirmuar mbi 13.5 milionë raste me koronavirus dhe mbi 170,000 viktima, ndonëse shifrat besohet të jenë shumë më të larta.


