Covid-19 kërcënon vendin, ambasada amerikane mbyllet në Kabul

Bota

Covid-19 kërcënon vendin, ambasada amerikane mbyllet në Kabul

Situata e Covid-19 në Kabul ka detyruar ambasadën amerikane që të mbyllet. Mësohet se i është kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se disa prej punonjësve të ambasadës kanë përfunduar në spital, të infektuar.

Po ashtu, ambasada amerikane ka bërë thirrje që të mos anashkalohet vaksinimi, ndërsa është bërë me dije se shumë njerëz të diplomacisë nuk e kanë marrë vaksinën.

Kujtojmë se ambasada amerikane ka mbyllur zyrat edhe në Afganistan, këtë herë jo për Covid-19, por për dhunën dhe kërcënimet.

 

ME TE LEXUARAT