Covid-19 gjunjëzon Indinë, vendi po përballet me një valë të re të virusit

Bota

Covid-19 gjunjëzon Indinë, vendi po përballet me një

Prej muajsh India është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, duke shënuar rekord në rastet pozitve. Mediat vendase bëjnë me dije se India po përballet me mungesë të furnizimeve me vaksina dhe qyteti i Mumbait ka hyrë në izolim gjatë fundjavës. Deri më tani, 94 milionë doza të vaksinave janë në dispozicion të këtij shteti me 1.3 miliard banorë. Në këtë shtet, në Instutin Serum po prodhohen vaksina, por autoritetet thonë se prodhimi është duke shkuar ngadalë.

Siç është bërë me dije më herët, India që prej marsit ka regjistruar mbi një milionë raste të reja dhe mbi 500 vdekje çdo ditë edhe pse numri i vërtetë besohet se është më i lartë. Ndërkohë që bëhet me dije se përshkak të valës së re të pandemisë, Mumbai është futur në izolim gjatë fundjavës, ku janë mbyllur restorantet dhe autoritetet kanë ndaluar grumbullimin e më shumë se pesë personave.

Qyteti, që ka 125 milionë banorë, do të jetë në izolim çdo fundjavë, deri në fund të prillit dhe njerëzit do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqim apo ilaçe.

Nga ana tjetër, zyrtarët thonë se rritja e rasteve të reja me koronavirus është për shkak të përhapjes së varianteve të reja, por edhe mosmbajtjes së masave nga qytetarët.

ME TE LEXUARAT