Moderatorja i del në krah Teas: E keni bërë si me qenë Hitleri, nuk ju vjen e keqja nga ajo

Tea Trifoni është një nga figurat më të sulmjara të shoubizit këto kohë, për shkak të situatës që krijoi me Andin, për lidhjen e rreme. Lidhur me këtë çështje, Dojna Mema, një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar, është pyetur se çfarë mendon për këtë urrejtje ndaj saj.
“Meqë e ndjek Tean në instagram, çfarë mendon për të dhe a e meriton ajo gjithë këtë urrejtje?”, ka pyetur një ndjekës në “Ask”. E revoltuar nga kjo çështje, Dojna e njohur për feminizmin e saj, i doli në krah Teas.

“E keni bërë Tean si me qenë “Hitler”. Nuk ju vijnë të këqijat nga Teas jo, shihni përreth se ka shumë çështje të rëndësishme për të cilat duhet të revoltohemi. Jettoni dhe lini të tjerët të jetojnë”, i është përgjigjur Dojna.


