Basha nga Peshkopia: Banorë të mençur të prirë për ndryshim (Video)

Politikë

Basha nga Peshkopia: Banorë të mençur të prirë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sot po zhvillon fushatë elektorale në Peshkopi. I rrethuar nga militantët e PD, me flamuj të partisë, Basha ka përshkruar rrugën në këmbë duke përshendetur qytetarët e Peshkopisë.

 

Kur mori fjalën e tij, Basha tha se Dibra është një uragan i shpresës për ndryshim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 “Ju falënderoj nga zemra për këtë uragan të shpresës, uragan të entuziazmit dhe shprehjes së këtij padurimi të Dibrës për ndryshimin. Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë nuk më ka munguar mbështetja respekti, dashamirësia jua, por si asnjëherë më për se kam parë këtë shesh të mbushte me shpresën për ndryshim dhe me vendimin e zgjuar të banorëve të mençur të Dibrës për ti prirë ndryshimit të 25 prilli”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT