Britania përfshihet nga moti i keq, rrufeja i vë flakën shtëpisë

Bota

Britania përfshihet nga moti i keq, rrufeja i vë flakën

Pas motit me temperatura të nxehta, stuhitë kanë goditur disa zona në Mbretërinë e Bashkuar. Rrufe të shumta janë shkarkuar në tokë, ku një prej tyre ka goditur një shtëpi në Hampshire duke i vënë flakën.

Një e moshuar jetonte në banesën, që u përfshi nga flakët, por për fat të mirë ajo mbeti e palënduar pas ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.

Britania përfshihet nga moti i keq, rrufeja i vë flakën

Si pasojë e shirave me intensitet të lartë, uji u fut në shumë shtëpi në Liverpul mëngjesin e së shtunës.

Britania përfshihet nga moti i keq, rrufeja i vë flakën

Autoritetet meteorologjike kanë dhënë paralajmërime për stuhi të vazhdueshme, ndërsa rreth 400 mijë persona pritet t’u drejtohen aeroporteve këtë fundjavë për pushime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion