COVID-19/ Drejtori i Infektivit jep alarmin dhe paralajmëron: Do të mbyllemi sërish nëse nuk…

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka bërë një thirrje të fortë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai i ka kërkuar që të vaksinohen kundër Covid-19.
Vishaj në një deklaratë për Telegrafin tha se gjendja për momentin në Klinikën Infektive është e qëndrueshme, por që pritet të ketë një valë të re të infektimeve.
“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaksinimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, tha ai.


