Bllokimi i pasurisë për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri, Blinken përshëndet urdhrin e SHBA

Bota

Bllokimi i pasurisë për zyrtarët e korruptuar në

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka përshëndetur urdhrin Ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, për bllokimin e pasurisë së zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të korruptuar në Ballkan, ku përfshihet edhe Shqipëria. Përmes një postimi në Tëitter, Blinken shkruan:

"Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Urdhri i sotëm ekzekutiv një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët.”

Ndërkohë kujtojmë se Blinken në urdhërin, flet për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në të do të jetë përfshirë edhe Shqipëria. Në urdhrin ekzekutiv kërkohet Bllokimi i Pronës dhe Pezullimi i Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion