Policia pengon kalimin e 69 shqiptarëve në Britani, kanë një njoftim të rëndësishëm për kontrabandistët

Bota

Policia pengon kalimin e 69 shqiptarëve në Britani, kanë një

Policia britanike ka vënë në pranga 3 persona të cilët po tentonin që të fusnin në mënyrë të jashtëligjshme nga Belgjika në Britani, 69 migrantë shqiptarë. Sipas mediave britanike, kalimi i tyre bëhej me anije peshkimi.

Mediat britanike kanë publikuar emrat e të arrestuarve, të cilët janë me nënshtetësi lituaneze, një izraelit dhe një nga anglez. Mësohet se shtetasit u arrestuan në orët e para të mëngjesit, pas një kontrolli. Bëhet me dije se policia do vazhdojë më tej këtë çështje, duke mos toleruar kalimin e jashtëligjshëm.

 “Por aktiviteti i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Është një përparësi kryesore për NCA”, thanë autoritetet zyrtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion