Autobuzi përplaset me një automjet, vdesin tragjikisht 20 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në Kano të Nigerisë, ku 20 persona ndërruan jetë pasi autobuzi u përplas me një automjet. Komisioneri i Sigurisë së Brendshme dhe Punëve të Brendshme të Provincës Kaduna, Samuel Aruëan, në një deklaratë tha se një autobus udhëtarësh dhe një automjet u përplasën në zonën Kauran Ëali, në autostradën Kano-Zaria.
Aruwan theksoi se sipas raporteve të para 20 persona humbën jetën në aksident dhe shumë të tjerë u plagosën. Duke deklaruar se të plagosurit u dërguan në spital dhe disa prej tyre ishin në gjendje të rëndë, Aruëan shprehu shqetësimin e tij për rritjen e numrit të të vdekurve.//AA


