Alarmi! Deti Marmara po “vritet” nga ndryshimet klimatike, Turqia merr masat emergjente

Bota

Alarmi! Deti Marmara po “vritet” nga ndryshimet klimatike, Turqia

Ditën e sotme, Turqia mësohet se do nisë një fushatë të madhe të pastrimit për të shpëtuar Detin Marmara nga algat e tepërta. Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit e Turqisë njoftoi se do të fillojë fushatën pa ndërprerje për të pastruar rritjen e fundit të mukozës që mbulon sipërfaqen e pjesëve të Detit Marmara në veriperëndim të vendit.

Po ashtu, ministria njoftoi se e gjithë plani do merret përsipër nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, institucionet kompetente, organizatat joqeveritare në koordinim me bashkitë që kanë bregdet

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shkak për këtë gjendje janë bërë mukoza. Shtresa e trashë, e ngjashme me mukusin, përmban një larmi mikro-organizmash dhe shkaktohet nga rritja e temperaturës së ujit të detit për shkak të ngrohjes globale, ujit të pa lëvizur dhe ndotjes.

Fushata do të fillojë në orën 2 pasdite sipas kohës lokale në plazhin ‘Caddebostan’ të Stambollit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion