Ataku në zemër i merr jetën 62-vjecarit vetëm 12 orë pasi u vaksinua ndaj COVID në Greqi

Bota

Ataku në zemër i merr jetën 62-vjecarit vetëm 12 orë

Vdekja e një 62-vjeçari nga Almyros, Magnesia, i cili humbi jeten dje, 12 orë, pasi ishte vaksinuar kundër koronavirusit në qendrën lokale të shëndetit, ka vënë në alarm ekspertët ne Greqi.

Mediet fqinje shkruajnë se 62-vjeçari grek u ndje keq dhe njoftoi një mik të tij, i cili shkoi dhe e vizitoi në shtëpinë e tij.

Kur ai u largua dhe shkoi sërish për ta parë, disa orë më vonë, e gjeti atë të vdekur.

Sipas rezultateve të autopsisë 62-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër.

Të afërmit po kërkojnë hetime nëse vaksinimi ka të bëjë me gjakderdhjen që i shkaktoi sulmin në zemër, ndërsa raportohet se 62-vjeçari po përballej me probleme shëndetësore

ME TE LEXUARAT