Zbardhet dëshmia e parë e të plagosurit në Vlorë, policia shoqëron 8 të dyshuar

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e parë e të plagosurit në Vlorë,

VLORË
Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e 38-vjeçarit Edison Begaj, në fshatin Kaninë të Vlorës, rreth mesnatës së kaluar. Pista kryesore e hetimit është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.

Në dëshminë e parë të të plagosurit, i cili ka thënë se nuk ka asnjë lloj dyshimi mbi autorin apo autorët e kësaj ngjarjeje.

Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë, por që është mbyllur me plagosjen e tij jo të rëndë.


Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë, që të çojnë në fshatin Kaninë, për të identifikuar automjetin e përdorur nga autorët.




Edison Begaj u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte subjekt i OFL, pasi më parë rezulton të jetë dënuar për trafik droge dhe armësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion