“Aleatë dhe partnerë të ngushtë”/ Kurti uron Mickoskin për postit të kryeministrit: Pres me padurim të punoj me ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se pret me padurim të punojë me Mickoskin, derisa ka përmendur edhe rrugën Prizren-Tetovë.
“Urime për Mickoskin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinj të afërt por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin drejt NATO’s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian.
Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shkruar Kurti në “X”.


