Alarm jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia, një person qëllon me armë zjarri!

Bota

Alarm jashtë selisë së CIA-s në Virxhinia, një person

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri pranë selisë së CIA-s në Virginia, teksa në pak momente e gjitha zona është rrethuar nga forcat e policisë.

Departamenti i Policisë tha në një postim në X se kishte të bënte me një “incident të izoluar tashmë” në selinë e CIA-s.

“Divizioni i Operacioneve Speciale është në vendngjarje duke ndihmuar”, theksohej në deklaratë. Një transmetim i drejtpërdrejtë shfaq momentin kur autoritetet shkojnë në vendngjarje me automjete.

ABC News raporton se personi dyshohet se ka kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s, e më pas ka shtënë në ajër.

Autori është neutralizuar ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion