Aksionet e “Tesla” bien mbi 8 për qind pas përplasjes Musk-Trump

Bota

Aksionet e “Tesla” bien mbi 8 për qind pas përplasjes

Kompania e automjeteve elektrike ”Tesla” ra ndjeshëm në Bursën e New York, pas përplasjeve të nxehtë midis CEO-së së saj Elon Musk dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump. Aksionet e ”Tesla”-s ranë me 8,97% duke arritur në kuotën 302,27 dollarë.

Presidenti Trump kishte kritikuar ashpër ish-këshilltarin e tij Elon Musk, i cili menjëherë iu përgjigj në platformën e tij X pas mosmarrëveshjeve mbi planin megabuxhetor të presidentit. Trump theklaroi se nuk e dinte nëse marrëdhënia e tij me Elon Musk do të vazhdonte, duke thënë se ishte “shumë i zhgënjyer” nga kritikat e multimiliarderit për legjislacionin e tij të propozuar.

“Shikoni, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të mirë. Nuk e di nëse kjo është ende kështu. U habita”, u tha Donald Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, pasi ish-këshilltari i tij e quajti “projektligjin e tij fantastik dhe të bukur” një “të neveritshëm”.

“Budallallëqe”, u përgjigj Elon Musk në rrjetin social X, duke komentuar një video të presidentit Trump duke pretenduar se zemërimi i tij ishte për shkak të humbjes së subvencioneve për automjetet elektrike.

“E rreme”, shkroi më pas shefi i ”Tesla”-s mbi një klip në të cilin presidenti amerikan pretendonte se Elon Musk e dinte paraprakisht përmbajtjen e projektligjit, një “ligj i madh dhe i mrekullueshëm” sipas Donald Trump, një “i neveritshëm” sipas ish-këshilltarit të tij.

Miliarderi Elon Musk konfirmoi javën e kaluar se largimi i tij nga administrata e Donald Trump ishte “i planifikuar”, duke udhëhequr një agjenci përgjegjëse për uljen e shpenzimeve publike, duke shkaktuar kritika të gjera midis klasës politike amerikane.

Shefi i ”Tesla”-s dhe ”SpaceX”-it shpenzoi gati 280 milionë dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump.

Pozicionet e Elon Musk kanë shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion