Aksident i rëndë, ndërron jetë në spital aktorja e njohur

Bota

Aksident i rëndë, ndërron jetë në spital aktorja e

Lisa Banes, aktorja e njohur amerikane ndërroi jetë moshën 65-vjeçare pasi ishte përfshirë në një përplasje me skuter në New York.

Banes u bë e famshme në të gjithë botën me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl” një triller psikologjik i David Fincher. Po ashtu, aktorja u shfaq dhe në filmat e njohur si “Cocktail” dhe “A Cure for Wellness”.

Homazhet i ndoqi aktori dhe regjisori, Seth MacFarlane duke thënë se vdekja e saj ishte “një humbje e jashtëzakonshme”.

Ndërkohë policia e New York-ut konfirmoi për “BBC” se Banes u godit nga një skuter, ndërsa ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor. Duke vuajtur nga një dëmtim në kokë, ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i rezistonte dëmtimve të marra.

“Skuteri më pas u largua nga vendndodhja, duke vazhduar drejt veriut. Nuk ka arrestime dhe hetimi mbetet në vazhdim”, tha policia e New York në një deklaratë.

Banes lindi në Cleveland, Ohio dhe u shqua në vitet 1980 në një larmi shfaqjesh televizive dhe shfaqjeve në skenën e teatrit në Broadëay. Por ishte për rolin e saj si Marybeth Elliott, nëna e personazhit të Rosamund Pike, Amy Elliott në Gone Girl, që ajo u bë e njohur për një audiencë më të gjerë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion