Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me plumb në kokë

Bota

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Tre të dënuar u ekzekutuan sot publikisht në kryeqytetin e Jemenit pas shpalljes fajtor për vrasje të fëmijëve.

40 vjeçari Ali al-Naami, 38 vjecari Abdullah Al-Makhali, e 33 vjeçari Mohammed Arman, të veshur me kominoshet blu të të burgosurve, u shoqëruan në sheshin Tahrir në kryeqytetin Sana, ku pasi u shtrinë në asfalt morën pas koke plumbin e kallashnikovit.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Ekzekutuesit me rroba ushtarake e doreza të zeza kryen detyrën ndaj të burgosurve e më pas mbështollën trupat e tyre me mbështjella të kuqe e i larguan.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Në një prej imazheve disa nga rojet shiheshin duke qeshur teksa ekzekutuesi vendoste grykën e automatikut AK-47 në kurriz ose prapa kokës së të burgosurve, para qindra spektatorëve që ishin mbledhur.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Këto ishin ekzekutimet e para publike në Sana që prej gushtit 2018, kur qeveria e militantëve anti-sauditë, vari me vinça autorët e përdhunimin e vrasjes së një fëmije.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Jemeni i varfëruar, është përfshirë në luftë civile dhe krizë humanitare prej vitit 2014, kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani morën kontrollin e kryeqytetit dhe veriut, duke larguar qeverinë e mbështetur nga Arabia Saudite.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Grupet e mbështetura nga Irani janë përgjegjëse për përpjekjet anti-krim në veri të vendit, ku dënimet janë shpeshherë të ashpra prej pamundësisë së kontrollit të rendit prej konfliktit.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Të ekzekutuarit e sotëm ishin fajtorë për krime shumë të rënda. Abdullah Ali al-Mukhali e Mohammed Arman, u dënuan për përdhunimin e vrasjen e një djali tetë-vjeçar.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Ndërsa Al-Naami u dënua për vrasjen e tre bijave të tij Rahaf, shtatë vjeçe, Raghad, 12, e Malak, 14 vjeçe, në qershor 2019.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Ai kishte pranuar se kishte mbytur vajzat e tij në rezervuarin e ujit, pasi nëna e tyre u largua nga shtëpia prej konflikteve me të.

Dalin fotot, vrasësit e fëmijëve ekzekutohen në asfalt me

Spektatorët shiheshin që filmonin ekzekutimet në celularët e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion