AI trazon rrjetin në Hungari: Video e rreme tregojnë ekzekutimin e një ushtari

Bota

AI trazon rrjetin në Hungari: Video e rreme tregojnë ekzekutimin e

Partia në pushtet hungareze, Fidesz, shpërndau një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që paraqet ekzekutimin e një ushtari hungarez, duke paralajmëruar për rrezikun e përfshirjes së vendit në konflikt.

Video, e cila shoqërohet me mesazhe alarmiste ndaj kundërshtarit politik Péter Magyar, pretendon se fitorja e tij mund ta çojë Hungarinë drejt një konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Opozita ka mohuar çdo plan për dërgimin e trupave ose rikthimin e shërbimit të detyrueshëm, ndërsa Péter Magyar e ka quajtur përmbajtjen “manipulim të pamëshirshëm” dhe shkelje të standardeve demokratike.

Ekspertët e medias dhe verifikimit të fakteve vënë në dukje se përdorimi i AI-së në fushata politike po rritet, duke krijuar përmbajtje emocionuese që synon të ndikojë perceptimin e publikut.

ME TE LEXUARAT