Raketa iraniane godasin përsëri brenda natës Izraelin

Sirenat e alarmit u aktivizuan në Izrael pak pas orës 04:00 të mëngjesit pas një sulmi me raketa nga Irani, duke tensionuar situatën mes dy vendeve.
Sipas Forcave të Armatosura Izraelite (IDF), raketat balistike të lëshuara drejt territorit izraelit u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Alarmet u hoqën pas 15 minutash dhe nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Ky ishte sulmi i dytë raketor nga Irani kundër Izraelit që nga mesnata, ndërsa sulmi i mëparshëm, dy orë e gjysmë më herët, gjithashtu nuk shkaktoi pasoja të konsiderueshme.
Autoritetet vazhdojnë monitorimin dhe përgatitjen për çdo reagim të mundshëm.


