Gjermania vendos rregulla të reja për të rinjtë pjesë e shërbimit ushtarak, duhet miratim për çdo qëndrim jashtë vendit

Bota

Gjermania vendos rregulla të reja për të rinjtë pjesë e

Qeveria gjermane ka miratuar rregulla të reja që kërkojnë që burrat nga 17 deri në 45 vjeç të marrin leje për qëndrime jashtë vendit më të gjata se tre muaj.

Masat bëhen pjesë e reformës për shërbimin ushtarak vullnetar dhe synojnë forcimin e mbrojtjes kombëtare pas tensioneve të rritura në Evropë.

Ligji parashikon gjithashtu rritjen e numrit të trupave të Bundeswehr në 260 mijë deri në vitin 2035 dhe vlerësime fizike për të rinjtë 18-vjeçarë në rast mobilizimi.

Edhe pse shërbimi mbetet vullnetar, autoritetet nuk përjashtojnë rikthimin e detyrimit të përgjithshëm nëse situata e sigurisë përkeqësohet.

Reformat kanë shkaktuar protesta nga të rinjtë, ndërsa kancelari Friedrich Merz thekson synimin që ushtria gjermane të bëhet forca më e fuqishme konvencionale në Evropë.

ME TE LEXUARAT