Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni

Bota

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse

Liderët e G7 u mblodhën sërish në një takim në Itali, ku diskutuan mbi situatën në Lindjen e Mesme. Pas takimit sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dha një konferencë për mediat, ku sërish dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Blinken tha se SHBA është e përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit dhe de-përshkallëzimit të konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Blinken thotë se G7 është gjithashtu e përkushtuar për të kërkuar llogari nga Irani, duke vënë në dukje se qeveria amerikane njoftoi dje më shumë sanksione ndaj Teheranit.

“G7 do të miratojë më shumë sanksione në ditët në vijim”, shton kryediplomati amerikan.
Blinken refuzoi që t’i përgjigje pyetjes nëse SHBA ishte e informuar për sulmin e Izraelit këtë mëngjes ndaj Iranit. Blinken nuk tha gjë tjetër veçse theksoi se SHBA nuk ishte e përfshirë në sulm. Ai tha se SHBA dhe G7 kanë qenë të fokusuar në punën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe "çdo konflikt të mundshëm".

"Gjithçka që mund të them është se nga ana jonë dhe për të gjithë G7, fokusi ynë ka qenë në de-përshkallëzimi dhe shmangia e një konflikti më të madh.

Në fakt kjo ka qenë e vërtetë që nga dita e parë dhe ngjarjet e tmerrshme të 7 tetorit. Qasja jonë ka qenë të parandalojmë përhapjen e konfliktit për të shmangur përshkallëzimin kudo. Ato përpjekje do të vazhdojnë," shton Blinken.

Irani “zbërthen” sulmet hakmarrëse të Izraelit: Dronët u lëshuan nga të infiltruar brenda vendit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi sot, duke cituar burime të mirëinformuara, se nuk ka asnjë informacion për një sulm nga jashtë, pas shpërthimeve që u dëgjuan në Iran.

Ndërsa një analist iranian deklaroi sot në televizionin shtetëror iranian se dronët, të cilët u rrëzuan nga sistemet kundërajrore në Isfahan, operoheshin nga “të infiltruarit që ishin brenda Iranit”.

“Në kundërshtim me thashethemet dhe pretendimet e bëra nga mediat izraelite nuk ka asnjë informacion që flet për një sulm nga jashtë kundër qytetit të Isfahanit apo ndonjë pjese tjetër të vendit,” raportoi agjencia, ndërsa asnjë lider iranian nuk ka komentoi publikisht këto shpërthime.

Sipas mediave amerikane, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara raportuan një sulm izraelit në shenjë hakmarrjeje për lëshimin e paprecedentë të dronëve dhe raketave kundër Izraelit fundjavën e kaluar.

Tasnim shpjegoi se “njësitë e mbrojtjes ajrore ishin aktive në disa vende si Isfahan dhe Tabriz”, një qytet në Iranin verior. Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane Irna raportoi se “asnjë dëm i madh” nuk ishte raportuar pas shpërthimeve.

Në Shtetet e Bashkuara, mediat duke cituar zyrtarë amerikanë raportuan se Uashingtoni ishte paralajmëruar për një sulm izraelit ndaj Iranit, por as nuk e miratoi operacionin dhe as nuk luajti ndonjë rol në ekzekutimin e tij.

Herët në mëngjes rifilloi funksionimi i të gjithë aeroporteve të vendit, përfshirë dy në Teheran dhe ato në Isfahan dhe Shiraz, pasi ishte pezulluar pas shpërthimeve. Po ashtu, sekretariati i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare ka mohuar raportet e shtypit sipas të cilave ky organ, i kryesuar nga presidenti i Republikës Islamike Ibrahim Raisi, do të mblidhej urgjentisht sot pas këtyre shpërthimeve.

09:20-Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan: Paralajmërim dhe një mesazh për të gjithë!

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse

Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të jetë një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, tha për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension.

Për ditë të tëra, Izraeli ka peshuar përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.

Një zyrtar amerikan tha për CNN se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit. Izraeli ka refuzuar të komentojë mbi të.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force”, tha gjeneralmajor në pension Mark MacCarley.

Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit – vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore – Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtte lehtësisht mbrojtjen e Iranit, tha MacCarley.

“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite,” tha ai.

“Izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh, dhe që ishte, ‘Po, ne mund të kalojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë”, tha gjenerali.

08:40-Izraeli sulmoi Iranin, reagon SHBA: Na njoftuan, por nuk jemi të përfshirë

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse

Izraeli kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të sulmonte Iranin në 18 deri në 24 orët e ardhshme, por amerikanët nuk ishin të përfshirë në operacion.

Këtë shkruan transmetuesi NBC, duke cituar një burim të mirëinformuar. Dy zyrtarë të cituar në kushte anonimiteti nga Bloomberg thanë më vonë se Izraeli kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dje se kishte ndërmend të sulmonte brenda një ose dy ditëve të ardhshme.

Teherani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli njoftoi se do t’i përgjigjej raketave dhe dronëve iranianë të gjuajtur në Izrael të shtunën mbrëma. Më shumë se 300 dronë dhe raketa u gjuajtën kundër Izraelit nga Irani gjatë sulmit të tij të paprecedentë.

08:28-A do të fillojë lufta me Izraelin? Komandanti iranian pas sulmit hakmarrës: Nuk ka dëme!

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane.

Ai i tha televizionit shtetëror iranian se zhurma e dëgjuar gjatë natës në Isfahan ishte për shkak të sistemeve të mbrojtjes ajrore që kishin shënjestruar një “objekt të dyshimtë”. Mediat iraniane publikuan pamjet nga Ifshan këtë mëngjes duke minimizuar dëmet.

Ndërkohë, raportohet se pavarësisht sulmeve, impiantet bërthamore në Isfahan, një qytet në Iranin qendror janë plotësisht të sigurta.

“Objektet bërthamore në provincën Isfahan janë plotësisht të sigurta”, raporton agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar “burime të besueshme”.

Tashmë pritet në orët në vijim nëse do të ketë kundërpërgjigje nga Irani.

 

ME TE LEXUARAT