21-vjeçarja bie nga ballkoni dhe vdes, shoqet e saj: E ka hedhur i fejuari...

Bota

21-vjeçarja bie nga ballkoni dhe vdes, shoqet e saj: E ka hedhur i

“E ka vrarë i fejuari, nuk ishte vetëvrasje”, shoqet e 21-vjeçares italo-spanjolle, Elena Livigni Gimenez që vdiq në Ibiza pasi ra nga ballkoni, janë të bindura se vajzën e ka hedhur partneri i saj.

26-vjeçari me origjinë marokene vdiq edhe ai pas saj në të njëjtën mënyrë. Mikeshat e Elenes, duke folur për Corriere della Sera thonë se 26-vjeçari e ka shtyrë ose ajo ka rënë për çdo rast për shkak të një agresioni nga ana e tij.

“Nuk i ka shkuar ndonjëherë në mend të vriste veten”, këmbëngulin ato. Edhe hetuesit spanjollë mendojnë se mund të bëhet fjalë për vrasje. Mendohet se pasi ka parë ç’ka bërë, i riu është hedhur edhe vetë, duke vdekur në vend. Dëshmitarët në vendngjarje rrëfejnë se e para nga ballkoni i dhomës në katin e katërt të hotelit “Torre del Mar” ka rënë vajza, dhe pas pak çastesh, u shemb përdhe edhe 26-vjeçari.

Ata rrëfejnë se përpara ngjarjes së rëndë, mes tyre ka pasur një sherr të madh e të dhunshëm. E ëma e Elenes sakaq nuk di se çfarë të mendojë. Sipas saj, i riu nuk dukej i dhunshëm e ndoshta gjithçka ka qenë një aksident fatkeq. Dyshimet që rrethojën këtë ngjarje pritet të zbardhen nga rezultati i autopsisë, falë të cilës do të shihet nëse në trupin e 21-vjeçares ka pasur shenja dhune.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion