Pasojat që solli greva e kontrollorëve, rastet kur qeveritë në Europë i kërcënuan me burg

Bota

Pasojat që solli greva e kontrollorëve, rastet kur qeveritë

Bllokimi i punës nga kontrollorët ajrorë si në rastin e Albcontrol-it nuk është i vetmi. Me të njëjtën situatë këtë vit është përballur edhe Polonia.

Kontrollorët e hapësirës ajrore kërcënuan me grevë, pasi qeveria vendosi reduktimin e pagave të tyre me 23.5% duke nisur nga 1 Janari i këtij viti, me argumentimin se fluksi i punës ishte reduktuar me 65% për shkak të pandemisë. Po ashtu nga Prilli i vitit të kaluar, Agjencia Polake e Aviacionit nisi shkurtimin e stafit.

Drejtuesit e kësaj agjencie u propozuan atyre një marrëveshje që parashikonte reduktimin e kostove në këtë sektor, por sindikata e tyre refuzoi, ndërsa greva e tyre u konsiderua e jashtëligjshme.

Një tjetër rast është edhe ai i Spanjës në vitin 2010, kur një bllokim i ngjashëm i punës nga një grevë e përgjithshme e kontrollorëve të trafikut ajror, bllokoi nëpër terminale mbi 330 mijë udhëtarë. Shkak u bë reduktimi i shpenzimeve nga qeveria në kushtet e krizës financiare të Eurozonës në atë kohë, që goditi rëndë edhe Spanjën.

Për 6 orë trafiku ajror në vend u paralizua. Ushtria mori kontrollin e hapësirës ajrore, ndërsa situata u normalizua pasi kryeministri Hoze Luis Rodrigez Zapatero kërcënoi me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në kushtet e të cilës ata do të detyroheshin të riktheheshin në punë dhe të përballeshin me pasoja të rënda penale deri më burgim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion