Viktima më e re pas grushtit të shtetit në Mianmar, forcat e sigurisë vrasin një vajzë 7-vjeçare

Bota

Viktima më  e re pas grushtit të shtetit në Mianmar, forcat e

Një vajzë shtatëvjeçare është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në Mianmar, duke u bërë viktima më e re e njohur në shtypjen pas grusht shtetit ushtarak në vend.

Sipas BBC, anëtarët e familjes thanë se vajza u vra në shtëpinë e saj në qytetin e Mandalay.

Myanmar është përfshirë nga protestat që kur ushtria mori kontrollin në vend më 1 shkurt.

Grupi i të drejtave, ‘Save the Children’, thotë se më shumë se 20 fëmijë janë në mesin e disa njerëzve që janë vrarë.

Në total, ushtria thotë se 164 njerëz janë vrarë në protesta, derisa grupi aktivist i Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) thotë se numri i viktimave është të paktën 261.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion