Kontrabandistët fshihnin paratë dhe arin nën paruke, kapen në aeroport pas modelit të çuditshëm të flokëve

Bota

Kontrabandistët fshihnin paratë dhe arin nën paruke, kapen

Ky është momenti kur dy burra u kapën duke kontrabanduar ar dhe para në një aeroport, të cilat i kishin fshehur nën paruket e tyre.

Sipas medieve të huaja, të dyshuarit Magroob Akbarali dhe Zubair Hassan Rafiyutheen u ndaluan derisa po largoheshin nga aeroporti të dielën, për shkak të modelit të dyshimtë të flokëve.

Policët më pas e zbuluan që ata të dy kishin veshur paruke, si dhe kishin fshehur dy pako ari me peshë prej 698 gramësh.

Në pamjet e mëposhtme, policët mund të shihen duke hequr flokët e rremë për t’i zbuluar pakot e zeza të mbushura me para, dhe ari ngjitur në kokat e dy burrave. Ari është gjetur gjithashtu edhe nga çorapet e tyre.

Të dy u arrestuan në terminalin e aeroportit të Chennait në Indi me të mbërritur nga Dubai. 

ME TE LEXUARAT