BE-ja me plan të ri për 4 vendet kandidate/ Shqipëria mes vendeve që synohet të përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit

Politikë

640-0-1708598751xshqiperia-dhe-bashkimii-evropian-be-986-6abd51bd7bfc2.jpg

Bashkimi Europian po përgatit propozime që do t'u japin katër vendeve më të afërta me anëtarësimin në bllok një udhëzues të qartë për ta ndjekur hap pas hapi ndërsa vijojnë përgatitjen në rrugën drejt Unionit.

Dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian treguan për mediat europiane se aktualisht po shqyrtohen "udhërrëfyes" të synuar për katër vende, mes tyre edhe Shqipëria.

Mësohet se udhërrëfyesi që përfshin edhe Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë, synon të ndihmojë përpjekjet  për të përshpejtuar procesin që vazhdon prej dekadash.

Katër vendet shihen si favorite për t'u bashkuar me BE-në dhe ndërsa Brukseli ka mbështetur prej kohësh ofertat e tyre për anëtarësim, udhërrëfyesit shënojnë herën e parë që shteteve do t'u jepen garanci dhe afate kohore të përcaktuara për përfundimin e negociatave.

ME TE LEXUARAT