Shpërndanin kokainë në hotel, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona, 3 shqiptarë dhe 3 italianë, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli ku u sekuestruan një sasi rreth1 kilogramë kokainë, para cash dhe disa telefona celularë.
Operacioni u zhvillua nga efektivë të Landeskriminalamt Wien dhe njësisë speciale WEGA, pas një hetimi që kishte nisur në fillim të qershorit 2026 ndaj një grupi të dyshuar për aktivitet në fushën e trafikut të drogës.
Sipas mediave të huaja hetuesit identifikuan një nga vendndodhjet ku qëndronte grupi, të cilët u kapën dhe u arrestuan në zonën përreth qytetit Schwechat, pranë Vjenës.
Ndërkohë policia po vijon me hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


