1 në 3 aplikime për kredi të bëra këtë vit janë refuzuar! 63 mijë qytetarë e biznese morën kredi në janar-qershor 2026

Soft

1 në 3 aplikime për kredi të bëra këtë vit

Vetëm në gjysmën e parë të vitit janë bërë 90 mijë kërkesa për kredi pranë bankave tregtare ose 22% më shumë se viti i kaluar. Nga këto, vetëm 63 mijë u miratuan, pasi Banka e Shqipërisë thotë se norma e refuzimit nga bankat gjatë kësaj periudhe ishte 30.4%.

Historiku negativ në shlyerjen e kredive, frika për mungesë të ardhurash për të kthyer huatë e reja dhe një qasje më e kujdesshme në kredidhënie kanë bërë që bankat tregtare të refuzojnë 1 në 3 aplikime të bëra për kredi gjatë gjysmës së parë të vitit.

Raporti i fundit i bankës qendrore tregon se nga 90,380 mijë aplikime të marra në shqyrtim gjithsej, 30.4% e tyre janë refuzuar nga bankat, dhe norma më e lartë e një përgjigjeje negative është tek individët.

Janë 81.239 aplikime për kredi të bëra nga qytetarët në 6-mujorin e parë të vitit prej të cilave 26,321 kërkesa janë refuzuar. Nga bizneset mes 9.141 aplikimeve të bëra 1,398 prej tyre nuk janë pranuar.

Refuzimet më të mëdha bëhen nga bankat me kapital të huaj me 38.3%, ndërsa tek bankat me kapital vendas refuzimi është 11.1%. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se 2026-ta ka regjistruar rritje të vrullshme të aplikimeve për hua, por edhe të shtimit të volumit të kredisë së miratuar.

Në 8 muaj bankat kanë aprovuar 301.5 miliardë lekë kredi të reja për qytetarët dhe bizneset, nga 272.6 miliardë lekë që ishte vlera e dhënë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qytetarët vijojë të marrin më shumë hua për blerje pasurish të paluajtshme, por edhe për financim konsumi. Përgjatë kësaj periudhe pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë për kredidhënien për blerje pronash, bankat kanë dhënë 47.2 miliardë lekë kredi për blerje banesash nga qytetarët. Edhe bizneset pavarësisht madhësisë së tyre kanë rritur kërkesën për kredi, për investime, gjithashtu me vëmendje të shtuar tek pasuritë e paluajtshme. 

KREDIA E RE PËR EKONOMINË 

Janar-Gusht 2025        272.6 mld lekë 

Janar-Gusht 2026        301.5 mld lekë 

Diferenca                    +28.9 mld lekë

ME TE LEXUARAT