Akuzë për shfytëzim pros'titucioni/ Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona

Aktualitet

Akuzë për shfytëzim pros'titucioni/ Prokuroria e Beratit

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg për dy persona që akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, 12 vite burg për njërin të pandehur dhe 9 vite për të pandehurin tjetër.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit kanë shfrytëzuar për prostitucion një grua duke organizuar kështu aktivitetin e saj dhe duke përfituar financiarisht nga të ardhurat e siguruara. Nga deklarimet e viktimës ka rezultuar se ajo ushtronte prostitucion në zonën e Urës Vajgurore, në Berat.

Sipas organit të akuzës, të ardhurat nga prostitucioni ndaheshin përgjysmë mes dy personave. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit dyshohet se kanë tentuar ta dërgonin shtetasen në Greqi për ta shfrytëzuar atje, duke kërkuar në këmbim nga 500 euro në muaj secili.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshm, Berat kërkon 12 dhe 9 vite burgim për shtetasit R.L. dhe E.V., për kryerjen e veprës penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.256 të vitit 2025, u provua se të pandehurit R.L. dhe E.V., kanë kryer veprat penale për të cilën u akuzuan. Këta shtetas me anë të veprimeve konkrete kanë bërë të mundur të shfrytëzojnë shtetasen Y.Sh për prostitucion.

Nga deklarimi i kësaj shtetase rezultoi se ajo ka ushtruar prostitucion dhe bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni pasi ai i merrte lekët e përfituara nga veprimtaria kriminale kur kjo shkonte në shtëpinë që bashkëjetonin. Ajo ka sqaruar se klientët ia siguronte shtetasi E.V. Gjithashtu kjo shtetase deklaroi se, ka punuar si punonjëse seksi në “Ura Vajgurore” në Berat dhe të ardhurat bashkëjetuesi i ndante për gjysëm me mikun e tij. Madje të dy të pandehurit, tentuan ta trafikojnë në shtetin grek, duke kërkuar në këmbim nga 500 euro secili çdo muaj.

Nga ana e tij, i pandehurit R.L., pranoi se e ka shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Me raste e ka ndihmuar për t’i gjetur ndonjë klient për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

I pandehuri R.L., në cilësinë e organizatorit dhe ekzekutorit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme që vepra penale të realizohet plotësisht, duke i siguruar klientët bashkëjetueses së tij për të kryer veprën penale, duke marrë përfitime materiale nga kjo veprimtari, duke përcaktuar vendin ku do ushtronte prostitucionin viktima e veprës penale si dhe duke përcaktuar çmimin që do paguanin klientët për përfitimet seksuale që do të përfitonin nga viktima.

Ndërsa i pandehuri E.V. në rolin e ndihmësit, ka ndërmarrë hapat për ta realizuar plotësisht veprën penale. Ai ka marrë në punë shtetasen Y.Sh., pasi ka rënë dakord me bashkëjetuesin e saj, duke e kamufluar në rolin e valltares, për ta shfrytëzuar për klientët që vinin në ambientet e klubit të tij, me qëllim përfitimi.

Për sa më sipër në përfundim të hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pëgjithshëm, Berat kërkon 12 vite burg për shtetasin R.L. dhe 9 vite për shtetasin E.V.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion