U raportua i zhdukur më 7 tetor, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një pus të thellë (EMRI)

Aktualitet

U raportua i zhdukur më 7 tetor, 31-vjeçari shqiptar gjendet i

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur brenda një pusi rreth 10 metra të thellë, në zonën e Longianos, në provincën e Forli-Cesenës. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Denaldo Maxhallaku. Dyshimet paraprake janë se i riu mund të jetë vrarë me armë zjarri, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Trupi i të riut u gjet gjatë kontrolleve të zhvilluara nga karabinierët, të cilët kishin nisur kërkimet pasi ai kishte humbur kontaktet me familjarët. Në operacion u angazhuan edhe njësi me qen kërkimi. Kontakti i fundit i 31-vjeçarit me familjarët ka qenë më 7 tetor 2026, rreth orës 20:30, në zonën e Savignano sul Rubicone.

da15235135eafc3066f16540875bf513.png

Një ditë më vonë, më 8 tetor automjeti i tij, një Fiat Punto e zezë, u gjet plotësisht i djegur në zonën e Roncofreddos, pranë lumit Rubicone, disa kilometra larg vendit ku u zbulua trupi. Pas gjetjes së automjetit, autoritetet italiane intensifikuan kërkimet në zonën mes Roncofreddos dhe Soglianos, përgjatë rrugës provinciale 85, e njohur si Fondovalle Rubicone.

Ndërsa pranë vendit ku u gjet trupi, autoritetet kanë zbuluar edhe disa gëzhoja pistolete, të cilat mund të përbëjnë prova të rëndësishme për hetimin. Prokuroria e Forlit, nën drejtimin e prokurorit Enrico Cieri, ka nisur hetimet për vrasje, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion